Puthmë moj
Puthmë moj, kufijtë t’i shqisim,
Botën ta përzemë nga vetja.
Trupat tanë me zjarr t’i ngjisim
E kështu le të vijë dhe vdekja.
Si gjuhë flakësh të bashkuar,
Le t’i ftojmë edhe shkrepëtimat.
Puthmë fort, moj e bekuar,
Që të shuhen angullimat.
Mos ngurro, se më ke mua,
Bota mbarë le t’na përgjojë.
Nga gjithçka më fort unë dua,
Sytë e tu të t’i ngulmojë.
Andej shkrepin vezullime,
Çmenduri netëve më shtojnë.
Ndjenjat s’njohin hezitime,
Tërë mëkatet na i bekojnë.
Puthmë dhe kufijtë t’i shqisim,
Botën ta përzemë nga vetja.
Trupat tanë me zjarr t’i ngjisim
E kështu le të vijë dhe vdekja.
