Reagim:Nga Nazif Laçi


Këto ditë pati disa deklarime publike të disa hoxhollarëve, sidomos hoxhës nga Prizreni, kundër dinitetit kombëtar shqiptar. Ta përdhosësh flamurin kombëtar para qindra lutësve në xhami është jo vetëm turp, por edhe e patolerushme në aspektin juridik. Është bërë një reagim jo i duhur nga Bashkësia Isleme e Republikës së Kosovës. Mendoj, se kolegët e tij hoxhollar ka qenë dashur më fuqishëm ta gjykojnë dhe distancohen nga ky satrap hoxhë. Nuk është rast i vetëm, ka edhe shmë raste të tjera, ku nëpër xhamit t”ona hidhet helëm dhe vner kundër figurave dhe simboleve të kombit tonë. Gjatë historisë kemi shumë shembuj të hoxhollarëve që ishin në krye të lëvizjeve kombëtare siç janë: Hoxhë Ymer Prizreni, hoxhë Tasini, Haxhi Zeka, hoxhë, Kadri Prishtina, Mulla Idriz Gjilani, hoxhë, Mula Xhem Sllatina, hoxhë, Jonuzi e shumë të tjer.

Xhamit tona të shejta duhet të jenë objekte të kultit Islam shqiptar dhe të veprojnë me frymën e shqiptarizmit e atdhedashurisë, se vetëm kështu e kryejn obligimin e mirëfillër fetar Islam. Diniteti kombëtar është i shenjtë dhe nuk duhet toleruar askënd ta keqpërdor atë. Ligjeratat e disa hoxhalalrëve në xhamit e Maqedonisë janë kretësishtë antishqiptare të till hoxhollar padyshim se janë të paguar dhe nxitur nga çarçet antishqipatre ( Ruso-serbo-greke-sllavo-maqedon). Dora e shtetit duhet të vepron me fuqinë e saj, sepse kështu armiku vepron dhe dëshiron përçarjen mes shqiptarëve. Në shtetin tonë duhet të aprovohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës ligji për fetë dhe kështu xhamit tona do jenë vend i lutjeve dhe frymëzimit atdhetar.