REKUIEM POETIT TË KËNGËVE
Lotoi zambaku i bardhë mbi gur,
erë e malit pyjeve turfulloi,
heshti mbi vag penë e poetit nur,
mbuluar me tinguj këngësh që shkroi.
Me vargun erdhi, me vargun larguar,
nga buka e kripa shqiptare i mori,
nga shqipja në flamurin e kuq bekuar,
nga gryka e pushkës së gjatë i nxorri.
Me fjalën zjarr, ujëvarë ligjerimesh,
ulur këmbëkryq në thjeshtësi,
flakonte vargun kristal agimesh,
planet me pëllumba zemra e tij.
