Rinisem pa ty-Ukshin Morina


Mbase ëndrrimi i një pjese shpirti,

ka mbetur në degën e një ulliri të gjelbër,

ushqyer nga fishkëllima e erës

Nën flokërat e lagështa të një mëngjesi

të veshur me puthje resh

Aty ku shkëmbinjtë përloten në gjumin e natës,

atje ku ti je ende në hapat e ikjes

Prita, por serdhi, mëngjesi vonoj nga frika e diellit

dhe mbeta si pemë e vetmuar,

pa gjethe i veshur me shtjellën e brymosur

Ti ishe ëndrrimi i një shpirti trazuar nga zhurma e oqeanit,

ushqyer nga freskia diellore e natës

Dhe mbeta ptritja drithmëtare e një motivi të humbur,

në udhët e pashkelura të muzgut pa kthim

Ti ëndrra ime ishe, unë gëzimi yt,

dhe humbëm mes këngës së përmotshme të qyqes,

dënuar në degën e një dafine të hajthëm

në shtratin e një merimange

Dhe mbetem ëndërr në fushnajat prej mend-afshi,

ushqyer nga i ëmbli fllad i mbrëmjes

Rilinda sa herë në folezën e gjarpërit,

në orvatjet e mia të mjera

Rinisem pa ty,

brenda ëndrrës në pejsazhin e një ëndrrimi,

ku zgjaten në pritje duart dhe gëzimi yt i ligjshëm.