Roland Gjoza!!!Eseisti që këndon ndryshe nga të tjerët!


Roland Gjoza!!!Eseisti që këndon ndryshe nga të tjerët!

Arqile Gjata

Kumtesë Studimore.

gjata.arqile2@gmail.com

Para disa vitesh, më lindi një ide, mu zgjua një dëshirë si një mendim .

Të shkruaja një të vogël ESSE, të paktë e modeste për një eseist, poet, prozator, kritikë, për skenaristin Roland Gjoza!!!

Ky Ese-istë jeton jetën e tij duke kënduar ndryshe nga të tjerët.

Auditori i artit të tij ( i ese-ve) tani ka përqafuar tërë shtypin letrarë (dhe atë elektronik) në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë, për arsye se:

Ai kompozon modele (ese-je) studimi ku i jep rëndësi fjalës si kompleks emocionalintelektual me të gjitha të fshehtat dhe të dukshmet të peshës dhe forcës së saj . Ky ese-ist ka një nxehtësi përtej të lejuarës për gjuhën e shkruar, duke e ngritur artin e tij në një filozofi që buzëqesh, herë me sarkazëm e mëri dhe po aq bukur si një det në ditë pranvere duke joshur, mbërthyer dhe kapluar shpirtrat e lexuesëve .

Si tek ‘’ Dështimet e Migjenit’’, ‘’Komedia vazhdon në Republikën e letrave’’, ‘’Kardinali’’, sidomos ese-të ‘’Poetja që vriste me fjalët më të bukura’’ dhe ‘’Poeti i shënjt’’ etje .

Përsëri, Roland Gjoza këndon ndryshe nga të tjerët për faktin se…

Ai shkëlqen me emrin e tij, duke trajtuar me mençuri gjithçka që jeton rreth nesh . Nga më të thjeshtat, deri tek ato që s’mund ti kap veshi, syri, ndjeshmëria, intelekti, frika, habia dhe interesi i njerëzve të zakonshëm .

Më datën 18 Dhjetor 2008 kam pas shkruar një koment të shkurtër rreth ESE-së të Rolandit:

– Çudi!! Se si Ju kapni ato, që ne i kemi përditë (natë e ditë) nëpër këmbë, por nuk i shohim, nuk jemi në gjendje ti prekim…

Ese-ja (Mos ishte Nana isha ba Da Vinçi), që Ju qëndisët, pikturuat nëpërmjet syrit dhe shpirtit realist të qëmtimit që Ju realizuat tregon dhe njëherë se, si Ju po e gëdhëndni godinën e ESE-së, në mënyra dhe përmbajtje të pashkelura.

ESE-të e Gjozës, studimet e tij futen, depërtojnë, notojnë dhe përcillen gojë më gojë tek lexuesi, te krijuesit dhe kritika për aq, sa kjo e fundit(kritika) është në gjendje të veproj në mënyrë kurajoze, duke lagur gjithë atë botë njerëzish, që janë të etur, por s’kanë mundësi dhe guxim, forcë dhe liri të veprojnë . Krijimtaria e Rolandit në fushën e-ESE-ve i ngjanë asaj gotës me verë, ose me raki, që ka, por do akoma; domethënë se,

Ai, megjithëse ka shkruar me shumicë në mënyrë shembullore, Landi përsëri mendon, shkruan, fletë, krijon, lundron nëpër tokën e gjelbër dhe ajrin e freskët të jetës për të na dhënë përsëri kënaqësi Ai vazhdimisht pikturon shpirtra ‘’ heronjësh’’ që i qëmton me lente nëpër mjediset e jetës, që padyshim e rigjallërojnë ikonën e tija .

Tek Ese-të e Gjozës, nuk ka legjenda, përralla, apo magji plakash dhe rëfenjëza të frikshme.

Aty ka paraqitje vlerash nëpër kohëra dhe të çasteve tona të jetës së përditshme. Një shembull fatlum dhe me ndjesi artistike është Ese-ja ‘’ Kisha lënë takim me Viktor Gjikën’’

I lutem lexuesit!, ‘’mbylli’’ për disa çaste sytë dhe me mendje lexoni :

-Valanidhi . Ajo pema me shumë argjend që binte në tryezat tona me gjithë hijen, nuk e lëshonte gjethen as në verën me zheg përvëlues blu dhe të artë të Tiranës .

Se ç’donte ajo pemë manastiresh atje te Galeria e Arteve me imazhe murgjish që dremitnin për të parë në ëndërr Zotin, as Viktor Gjika nuk e dinte .

Ai e vështronte me atë shndritjen e atyre syve blu të ëmbël me një grimë lumturie të përjetshme dhe më thoshte: Ashtu e dua, si kjo pemë, më kupton . E kishte fjalën për skenarin . I pëlqente shumë ai valanidh, .

A nuk është një kënaqësi të çlodhësh shpirtin ne një sifoni të tillë!? Në një pjesë të ese-ve me sqimë të Rolandit, kam mendimin se, ato e kanë brenda vetes dhe skenarin, dhe muzikën dhe fotografinë dhe grimin qelqor të t’gëdhëndurit të fjalës . ( Kjo dukuri mjeshtërore vjen nga që autori e njeh dhe e vë në funksion të mendimit eksperiencën profesionale të tij, si tek ese-të ‘’Kisha lënë takim me Viktor Gjikën’’, ‘’Çehovi’’(1-2-3-4) dhe ‘’Poeti i shenjtë’’ .)

– ESE-të e R. GJozës si modele individuale me hapësirë të gjerë letrare. Rolandi nuk shkëputet dot nga punishtja e tij ku gatitë, thur, ngre, ekzaminon njohuri, gjen detaje, fakte që njerëzit e zakonshëm nuk mund ta imagjinojnë një botë të till .

Rolandi ka filozofinë e tij letrare . Ato (esetë) trajtojnë, vështrojnë, veçojnë, thellojnë dhe dallojnë tema të ndryshme e të veçanta letrare nga shumë fusha të artit, të kritikës dhe studimeve specifike për autor në fusha të ndryshme dhe në kohë të ndryshme siç janë ese-të Çehovi (1,2,3,4),

Dështimet e Migjenit, Në fushën me lakra dëgjohet një piano, Komedia vazhdon në republikën e letrave, Kisha lënë takim me Viktor Gjikën etje, e tjera….

Ese-të e Gjozës i ngjajnë një pylli, ku ajri i këtij pylli, njerëzit e tij janë të veshur me rrobat e fjalës . Ja disa fragmente model të marra në për ese të ndryshme :

-..i veshur thjeshtë po me sqimë, me sy blu, tërmbushur me dritë, si me një bisht lumturie që s’donte t’ikte nga cepat ku fekste kur e kur, fliste duke ecur, se nuk kishte kohë, ishte si në dialog të përhershëm me vetveten dhe gjysmën e linte me ty, teksa gjysmën tjetër e kishte në montazh . (Nga ese-ja Kisha lënë takim me V.Gjikën)

– O kohë, o moral!! Kur dihet që Migjeni është më i madhi poet i gjallë dhe i vdekur . 20 – O zot, të qëmtosh poezi dhe në gjerat më prozaike e të mërzitshme, të gjesh estetikë të hollë dhe në humbëtirat e provincave të harruara, estetikën e kotësisë dhe banalitetit, që të trondit për gjithë jetën . ( Nga ese-ja Çehovi)

– Lanet, ata prindër që s’u flasin shqip fëmijëve, po i nxisin ta lënë shqipen e të mësojnë gjuhë të huaj, vetëm gjuhë të huaj, Katunarët! Kanë ranë katunarët në çarshi e po e bajnë lesh e li . (Nga ese-ja Ideal. Biznes)

ESE-të e Landit të mbajnë prej krahu, duke të tërhequr artistikisht me mënyrën e vetë të treguarit,

Ai të mëson shumë gjerë të këndshme, Ai di të pasqyroj gjithë skutat, këndet dhe i ndriçon ato nëpërmjet detajeve shumë ‘’ të thjeshta’’, por të gjetura me ustallëk .

Gjozaj është një studiues që merret me ‘’mikro problemet, duke i parë me mikroskop . Ai kërkon në mënyrë elegante, me kujdes dhe mençuri të fshehtat e mendimeve, të padukshmet e karaktereve të ‘’heronjve’’ të tij . si për shembull:

…Dhe tani në vend që ta lartësojnë e poshtërojnë, gjoja në emër të vlerave të emrit, na dilka që letërsia shqipe s’paska tregim të shkurtër .(nga ese-ja Komedia vazhdon në republikën e letrave) Dua të veçoj si krijimet më të arrira :

ESE-ja ‘’ Çehovi’’ (1-2-3-4)si një studim i plotë, me vlera, jo vetëm për lexuesin me një 21 niveli mesatar, por dhe për studentët dhe lexuesin elitarë, si dhe ese-të ‘’Dështimet e Migjenit’’,’’Kisha lënë takim me V.Gjikën’’ dhe ‘’Në fushën me lakra dëgjohet një piano’’.

Më është krijuar bindja se, R.Gjoza, deri më sot është vrojtuesi, qëmtuesi, studiuesi estetikë më fin i ÇEHOVIT .

Te kjo Ese – Landi ka përshkruar të domosdoshmen e përsosmërisë, që nuk bie në sy, të asaj që nuk ke aftësi t’ia dëgjosh melodinë, psherëtimën, urtësinë, apo naivitetin, duke i analizuar me aftësi artistike gjithçka – ÇEHOVIANE –

Përfundimisht them se, Rolandi jeton në shtëpinë krijuese, në çmendinën e Çehovit…..

Po Ju përcjell një ngastër magji plotë, që ta lexojmë :

– Stili i tij i qetë, fin, elegant, pa farë maniere, tejet i butë dhe aromatik, të kujton atë gruan e dashuruar që kalon nëpër dhoma ku fle i dashuri me kaq kujdes dhe përdëllim të shenjtë, sa ka frikë se mos e zgjojë .Ky është stili, kjo delikatesë e gruas pas aktit të dashurisë për atë që fle .

Dhe shishja e shampanjës që u pi përgjysmë…dhe në vdekje .(Nga ese-ja Çehovi -2) Lexo ‘’Çehovi’’3, faqe-1 etje . Po thuaj se, në të gjitha ESE-të e R. Gjozës ndihet një dozë e konsiderueshme poetike . Ato kanë, dhe janë të regjura me poezi

Ai, jo vetëm që i pikturon sendet dhe gjithçka që ka për rreth, por u jep atyre muzikalitetin, tingëllimën karakteristike për çdo njësi të 22 përcaktuar për tu analizuar .Që të provosh një gjendje të tillë muzikore është e domosdoshme të jetosh me Ese-të, të pushosh pranë tyre, të pish dhe një dopjo raki duke lexuar me kënaqësi Ese-të e Roland Gjozës . Për shembull:

Ajo ishte një vajzë pak si prej ajri, shfaqej pa u vënë re, si ajo macja e shtëpisë dhe ikte tinës pa u ndjerë si një mi . Kështu erdhi dhe shkoi .

Shkruante tmerrësisht kundër rrymës….

Shkruante thjesht për tu shprehur . Suzana ishte në moshën e lajthitjes nga ndjenja e tepërt . Kishte sy të bukur plot trishtim .

– Të çmendurit kishin nofka të mëdhenjsh….s’kishte më çmendinë vetëm një kopsht fëmijësh. S’kisha parë fytyra më naive e të pafajshme .

– Ai ulërinte që ta linim të fluturonte në qiell, ndërsa ne përpiqeshim të mbanim në tokë .

Nuk është mirë tha e bija, na u lut ta linim të shkonte . Ne i thamë është akoma dimër, vijnë mjelmat nga Ohri, na tha . Do të vijnë prapë, i thamë . Po unë dua t’i shikoj në dëborë,,,,,,

Dua t’i shikoj mjelmat e Ohrit në liqenin me dëborë .

– Në mëngjes pa aguar mirë u nis me një shkop në dorë, çap çup ngadalë nëpër kalldrëmet e mëhallës që e njihte gjer te gurët e veçanta, te avllitë, pemët, lulet, po nuk po dilte dot prej saj, sepse riti i rinjohjes 23 qenka gjithmonë si në balada, nuk u braktiska kurrë më .

Në ndonjë rast, si pasojë e inercisë.

Rolandi shket dhe na sjell ‘’ese’’ që vërtetësish nuk ka vlerat e një ese-je, si për shembull ‘’Pres një telefon, por telefoni s’bie për të vdekurit, ndoshta dhe Ideal Biznes .

Po kështu miku ynë, nga që, ka dobësi për ngjyrën -BLU- e vendos në ndonjë rast, ndoshta pa të drejtë, si për shembull : -…..as në verën me zheg përvëlues blu!!!