Rruga e jetës-Besa Januzi-Rexhepi


Me një hap filloi kjo rrugë e gjatë,
Një hap i vogël i pasigurt,
Duke belbëzuar, duke u friksuar,
E di isha e vogel, rruga ime filloi.

Duke u rritur si shelgu pranë lumit,
Dëshirat lindin, kërkesat shtohën,
Ca dëshira realizohën e ca jo,
Ca mbesin vetëm kujtime.

Dëshira ime ishte të bëhem gazetare,
Kjo mbeti një ëndërr në kujtimet e mija,
Nuk u realizuar, në pamundësi ekonomike,
Nuk mjaftonte vetëm të mësoj.

Pas ca viteve u bëra mësuese si babai,
Profesion i bukur e fisnik, më pëlqeu,
Shumë e doja punën time të parë,
I doja fëmijët sikur të ishin të mitë.

Në rrugën e jetës time, të mundimshme
Historia ime u shkrua me ngjyra ylberi,
Punoja me fëmijët e vendit tim,
I doja shumë, i doja me zemër.

Besa Januzi-Rexhepi
Michigan/ USA