Sa të pa vlerë paskemi qenë-Godo Mehmetaj


Sa të pa vlerë paskemi qënë!

dhe ajrin që thithim na duket borxh,

hapat që hedhim në dhe të huaja,

andej nga hedhim këmbën bosh.

Sa e përbuzur fjala i huaj ,

shpesh me vete i heshtur vuaj,

as gjuhën time se flas se shkruaj ,

po për ta humbur përse paguajm ?

Përse ekzistojmë për faqe te zezë?

kur as fëmijve su flasim shqip!

pse jemi zhveshur kaq lakuriq ?

pa dinjitet e identitet,!!!