Sami Arifi:N‘flakë kanë për t‘u ndezur…


Poezi shkruar nga Sami ARIFI
N‘flakë kanë për t‘u ndezur…

Shkruan: Sami ARIFI

Njerëz t‘interesitë t‘thirrin për t‘ju ndihmur,
kur ti je për ndihmë s‘ke kurrë për t‘i takuar…
Kur t‘bëhesh ti n‘gjendje si ishin ata,
kurrë n‘jetën tënde s‘ke më për t‘i pa..

Njerëzit n‘këtë jetë dallohen n‘veprimtari,
me egozimin e tyre ca tjerë me mirësi…
Janë me humanitet ata që janë hyjni,
shpirtin e tyre e kanë veç për bamirësi…
Punojnë për njerëzinë pa menduar shpërblim,
mirësinë e tyre e kanë gjithmonë n‘dhurim…

Qofshin t‘mallkuar lakejtë për sahan,
n‘përfitimet e tyre s‘njohin babë as nënë…
N‘këtë botë dhe n‘amshim jane me faqe t‘zezë,
lëndimet që iu bënë njerëzve n’flakë kanë për t‘u ndezë…

Vështirë është ca njerëz me’i studiu,
n‘raste t‘lakmisë ata kanë për t’u ndërru…
Ndër ta për t’gjetë t’vërtetën,
duhet njohur veprën…