Sapo ka ardhur…Floriri Z Petra


Sapo ka erdhur….

Çdo kush me sy e sheh

dielli, rezet e tij ka lëshuar

Globit anë e mbanë,

ecim, lëvizim të gjithë dhe ne..!!

********************************

Tek unë mëngjesi, erdhur me shi,

më pas grimca bore, shohin sytë e mi..

Kjo pranverë e brishtë. nuk do me ardhë

dimri plak, s’do me dalë, presim të çelin sythet

se me një lule, apo pemë, nuk vjen

pranvera çdo mot..

Miku juaj nuk ju harron

mbase ndonjë, nga gjumi e zgjon

së largu vjen si një fjalë

me krahët e një fluture

polenin, nektarin e luleve

sapo çelur, sjell ngarkuar..

Tek ju miqësia ime, kërkoj ta lëshoj,

jam shumë i përmalluar..

Të ndjeni në shpirt

aromën, freskinë e pranverës

larguar, streset e ditës

nga kjo varfëri, pllakosur

si kafshë zënë në lak

dimri i egër plak,

ka hedhur rrënjë,

nuk do të ikë, pak nga pak..

Dua të jini të qeshur,

ditëve tu shoh të gëzuar

në sy të buzëqeshur,

çdo kush ndjehet i lumturuar,

kur ecën me hapin e tij

ndjekur gjurmët tuaja,

kur jeta, vjen bëhet e vështirë ..

Ndonjë mund të jetë në gjumë

të tjerë kanë vajtur në punë

Jeta është llogari, duan të jetojnë,

Pa punë, asnjë të mirë nuk gëzojnë

me sakrifica, atë e kanë gjetur..!!

Ca e ca dalin shëtitje, afër një parku,

Dikush me bastun në dorë

i bëjnë ditës ritualin, kujtojnë rininë e shkuar..

Fëmijët sodisin, mes lojdrash

kënaqen, që i shohin të gëzuar

Luajnë, flasin me zë

gumëzhijnë si bletët, në zgjua

me flladin e pranverës, bashkuar

mos ngelen shtëpive mbyllur..

Disa të tjerë qëndrojnë, ulur

kafenetë mbushin, plot

Erën e duhanit a të wiskit shijojnë

Flasin, broçkollisin për politikë

njerzit shohin lart e poshtë

në gojë të gjithë i mbajnë

nuk e kuptojmë se bëjnë, mëkat.!?

Ka shumë të tjerë, që nuk dalin

nga të venë, pa një lek në xhep

kur çdo ditë interesi thërret..??

Mirëmëngjes..

Më besoni dhe mua, mikun tuaj

nga bregu matanë

atij vëndi me kohë larguar

prej gjumit sapo jam ngritur

Sytë i hedh, tek kjo faqe FB

shoh miket dhe miqtë, anë e mbanë

Me një fjalë të ëmbël, dalë shpirtit,

hedhur një vështrim të çiltër,

Dua ti përshëndes…

MIRËMËNGJES…!!

Floriri Z Petra

Clifton, New Jersey