Se linda pranë detit-Vladimir Muça


Kur linda

Njelmësi e kripës

M’u bë pjesë e shpirtit,

Puthje dallgësh mora në fytyrë,

Qiell e detë në kipsin tim

Më mbeti në sy

Si i pari përshkrim.

Lundrova mes dashurive për detin,

Mora të përjetshmen mirësi,

Duke kalëruar kreshtat e dallgëve

Velore m’u bë shpirti im.

Lundruar në hapësira blu,

Në martesat qiell detë

U mbyt në fundo

Në sytë e Tu.

Që atëherë dashurinë

E mas me kreshta dallgësh,

Se dhe dallgët kanë dufe dashurisë,

Ndaj si kamelie, me krahë pulbardhe

Të ndjek Ty

Me shpirtin vrik.

Në sytë e Tu velore jam,

Me timon të thyer lundroj kuturu;

Se dallgët e shpirtit lakmoj

Kur dalin kreshtashkumbë ,

Me vrullin vuuuuu!…

NËNË LIDES

(Lide Shtrazës)

S’më ndahen kujtimet e largëta,

Mbi urën në Erzen më vinë vagëlluar;

Nën hijen e bajames Nënë Lidja

Me çfaqet me fytyrë të shenjtëruar.

Mpleksen copëzat e kujtimeve

Si ojnat mbi napën e bardhëruar;

Unë vjel buzëqeshjet e ëndrrave

Mes dashurisë i përmalluar.

Më qetojnë kujtimet e largëta,

Mbi bajamen e pjekur mbet shikimi;

Nënë Lide!…Nënë Lide! thërret zemra

Mes ngulmimëve të mos- harrimit.

KUR VIJE E IKJE TI

Era e Shirokut

Kur vije Ti

Më shtonte dridhmën e shikimit;

Gëlonte shpirti,

Puthjet skuqeshin trëndafili.

Kur Ti ikje

Më ngrinte cingërima në sy,

Më pushtonte

Dimri i vetmisë.