
KU JE FSHEHUR IZ…?
Setki Q.Jashari
Të kërkoj Iz…
Mes përplasje dallgësh, në det dhe oqeane
Të kërkoj Iz…
Në grindjen e çafkave, ndër brigje e limane.
Të kërkoj Iz…
Mes reve t’zeza që ujë e zjarr derdhin frikshëm.
Të kërkoj, shesheve, metropoleve, stacioneve…
Ku njerëzit qarkullojn si robot, pa shpirt.
Të kërkoj xhunglës, stepave, Amazonës
Ku egërsia, hajnia, rregulli, s’kanë karar.
Vetëm ty, o hyjnorja Iz!
Të kërkoj pa limit, kudo…
Në trekëndëshin e Bermudhës.
Në ujvarën e Niagarës…
Në vullkanin e Vezuvit.
Në sheshin e Vatikanit.
Në xhamitë e Mekës.
Në kishat e Kremlinit.
Në teatrin La Skala
Në karnavalet e Brazilit
Në koncertet e Vjenës
Në studiot e Hollivudit
Në pasarelat e Parisit…
Të kërkoj pa mbarim.
Me guxim e shpres
Nga cepi më cep
Nga fundi në maj.
Nga Everesti në Amazonë.
Nga Sidnej deri në Alaskë
Do të kërkoj gjithkundi, si toka Diellin.
E pa-arritshmja, perëndesha ime, Iz…
Ku je fshehur Iz…?
Ndoshta, mes ofshamash lebetitëse.
Varfanjakësh t’uritur e t’sëmurëve pa shpresë
Ndoshta fshihesh mes jehonash t’frikshme
Ujëvarash, kataraktesh
Mes kuisjesh kafshësh e kukuthësh të natës
Mes acaresh, furtunash…
Që t’moçmit lisa shkundin.
Mes flladesh plot magji pranverore.
Që të mjerit, lumturi i falin.
Ndoshta, je përzier me dritën e Diellit.
Me magjin e rrezeve të ndritshme.
Godet zemra të brishta, t’lazdrueme.
Të çartura në delir e marrëzi.
Ndoshta luan krejt lozonjare
Me shpirtërat e virgjër
Si në piano gishtërinjtë e Moxartit
Rrëfejnë simfoninë e pa-aritshme
Kushtuar t’përjetëshmes,dashuri.