![](https://gazetadestinacioni.al/wp-content/plugins/phastpress/phast.php/c2VydmljZT1pbWFnZXMmc3JjP/Wh0dHBzJTNBJTJGJTJGZ2F6ZXRhZGVzdGluYWNpb25pLmFsJTJGd3AtY29udGVudCUyRnVwbG9hZHMlMkYyMDI0JTJGMDQlMkY0MzUxNDUzMTlfMTg4NTg2MTc0NTE4MDU3NV83NDIwMDk4ODc2MDQyOTE3Nzc1X24tMTAyNHg2ODIuanBnJmNhY2hlTWFya2VyPTE3MTI2NzA4ODctNjExOTgmdG9rZW49MzUyODM5M2QxOWYwNDQxZA.q.jpg)
![](https://gazetadestinacioni.al/wp-content/plugins/phastpress/phast.php/c2VydmljZT1pb/WFnZXMmc3JjPWh0dHBzJTNBJTJGJTJGZ2F6ZXRhZGVzdGluYWNpb25pLmFsJTJGd3AtY29udGVudCUyRnVwbG9hZHMlMkYyMDI0JTJGMDQlMkY0MzUxNzczMjVfMTg4NTg2MTc5MTg0NzIzN18xMzkxNDEzNTY3MDgyMjQ5MTE4X24uanBnJmNhY2hlTWFya2VyPTE3MTI2NzA4OTItNjY3MzkmdG9rZW49NmI2M2QzYmZiYzRjMjZkMQ.q.jpg)
Shaban Murati-Çmimi kombëtar “At Zef Pllumi” për publicistikë
Çmimi kombëtar “At Zef Pllumi”
Publicistikë
- Shaban Murati-Çmimi kombëtar “At Zef Pllumi” për publicistikë
Bashkia e Lezhës nën kujdesin e kryetarit Pjerin Ndreu organizoi edicionin e 8-te 2024 të konkursit letrar kombëtar “At Zef Pllumi”.
Çmimi letrar kombëtar “At Zef Pllumi” për publicistike iu dha publicistit Shaban Murati. Fituesit ia dorëzoi çmimin poeti dhe shkrimtari i shquar Rudolf Marku, i cili vlerësoi lart krijimtarinë e spikatun dhe figurën e autorit.
Në fjalën e tij të përshëndetjes Shaban Murati tha ndër të tjera:
“Ndihem i nderuar që mora një çmim, që mban emrin e madh të një publicisti të shquar, të një mendimtari të madh, të një iluministi të madh si At Zef Pllumi. Ndihem i nderuar që ky çmim vjen nga qyteti i Besëlidhjes së Lezhës, nga qyteti i pan-shqiptarizmit, që duhet të jetë flamur jo vetëm i besëlidhjes së vjetër, por edhe i besëlidhjeve të reja që ka nevojë kombi shqiptar”-