Shamia-Petraq Pali


(Pak por e sakte e vertete)

Në fshatin tonë e në të gjithë bregdetin sinqerisht e modestisht kultura,miresjellja,qytetaria,uniforma,shkolla,te ushqyerit, ekonomia,nikoqirllëku kanë qënë e janë pjesë e traditës, gjë kjo që e veçonte ose e zvogëlonte diferencën shoqërore e sociale me qytetin. Burrat,grate,nuset,nënat,gjyshet,gjyshërit,rinia,fëmijët mesuesit,kuadrot mbas pune,laheshin e visheshin bukur,te pastër të hekurosur e kollarisur dhe kur mbas pune mbildheshin në qafë tek rapi për të pirë një kafe a të loznin ndonjë dorë letra,si bollotë,xeng,qamo ,spathi tavëll shah a domino bërë grupe grupe ishte një lloj argëtimi që mbahet ne kujtesë dhe ne memoralistikën e një fshati. Si në dasma,gëzime,hidhërime,vakira a festa ditlindjesh,apo festa fetare e kombetare,i qeparotasi vishesh si “arhond”sjellje të përgjithëshme bujare fisnike. Në punë ishin të përkushtuar,nuk linin një kokër ulliri apo agrume të shkonte dëm,me pak fjalë puna nderohej respektohej si e vetmja gjë për të mbijetuar e të përballoje jetën. Në kësi rastesh kur ndonjëri si përgjigjej realitetit apo vërtetësisë unike si e gjithë popullata me të vërtetë “bullizohej” apo përcmohesh me ato ironitë sarkastike qe të thumbonin e gozhdonin gjithë jetën. Rrugët e kalldrëmta cep me cep nga shtepia në shtëpi e avlli më avlli ishte traditë të fshiheshin me fshesë cdo ditë e cdo kohë cdo kush deri në sinorin e tij,dhe kudo vinte era gëlqere. Vihej re një lloj pastërtie e veçantë deri në banjat apo oboret e shtëpie. Një here një burrë që hiqej si i emancipuar apo i qytetëruar vjen në një vaki me “shollët”,opinga pa çorape sa u ul në ato jasteqet (shilte) mbi qylimat karakteristikë u ra në sy gjithë burave të fshatit të cilët u indinjuan dhe nuk u erdhi mire,e shikuan shtrëmbër gjithsesi kur e pane pak a shum u munduan t’ja ja bënin me sy shoishoqit por dhe personit vetë të bënte kujdes e të tërhiqte këmbët. Ky burrë “Idjot ”e dembel as kuptoi as vëshgoi sytë e njerëzve që ishin ngulur tek këmbët e tij duke e shikuar më përçmom,por filloi të bente muhabet e të dërdëlliste për kulturë qytetarie e për higjenë e pasërti. (Haroi vetem që ishte në pozicjon zero) Duroi sa duroi plaku i mënçur i fshatit që kishte qënë kurbetit andej nga Egjipti ,e solli një muhabet si punë merseleje për ti dhënë të kuptonte “idjoti” që të mos bënte moral dhe diskutim për atë temë. Një herë tha i mënçuri kur isha andej nga kurbeti u ndodha në një vaki,u habita me atë kulturë pashë njerëz të veshur zotnij të kulturuar,fjalë pak dhe vazhdonin ritet e vakisë të ngushëllonin të zotin e shtëpisë që i kishte vdekur i biri. Për cudi po në atë vaki kishte ardhur një biçim zengjini,jo se ishte veshur keq,por këmisha pa hekurosur volltat mbërthyer një lart një poshtë,jaka e xhaketës lyre njëri krah i jakës xhaketës ngritur tjetra poshtë,gjë që u ra në sy për keq,e gjat muhabetit filloi ti jepte rendësi dhe të lavdëronte gruan si “model” për pastërti,e për vyrtyte…..u mërzitën njerëzit me denglat e “intelektualit”se po shikonin një burrë egoist dhe mburavec pa qënë i tillë. Nuk duroi plaku I moshuar i asaja shtëpie e tha: Dëgjoni o djem e dini kush është më i lumturi burrë në këtë dynja ? Jo thane të gjithë,lumturia nuk eshte prerë me thikë. Është është tha plaku: Ja u them unë nxirni shamitë e xhepit e u them unë ! Hop të gjithë burrat nxorën nga xhepi shamitë e hundës,të gjithë llamburisnin të bardha të bardha dëborë… “I pa lari e dëngëlaxhiu”,uli kokën e nuk foli ,ai s’kishte shami fare. Atë mersele aplikoi dhe plaku qeparotas,ai me shollët pa carape nuk kishte as shami. Nxirni shamitë të vlerësojme “nikoqiret”Ajo eshte pasqyrë e burrit nga grate e sojme. Ai i shollëve u turpërua dhe nuk shkoi më në vaki….bile më pas u nda nga gruaja. Shamia e hundëve për cdo burrë qeparotas ishte domosdoshmëri jetike….