Shkëlqen dita e Pavarësisë-Blerta Basha


Blerta Basha

Ç’do shqiptar kujton perjetë

Datën e madhe njëzetë e tetë.

Lart i ngritëm krahët e shqiponjës

ballë na priu plaku i Vlorës.

Si anije përmes dallgëve,

Nëpër luftra përmes flakëve.

Në beteja mot pas moti

Na frymëzoi Gjergj Kastrioti.

Luftë në male e kështjella

Luftë me guna përmbi tela.

Për liri dhe për atdhe…

Ranë heronjtë për të gjithë ne.

Ditë e madhe është kjo ditë

Datë epike e pavarësisë.

Shpresë e madhe janë të rinjtë

Lart flamurin e Shqipërisë.

Blerta Basha.27 .Nëntor.2023

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.