Shkollarja-Murtez Asllani


Ec shtigjeve të bardha

shkollarja e re,

mëson pa përtesë

për vete,për ne.

Dikur e mbyllur

në shtëpi qëndroi,

ndërsa sot nga sytë

errësirën e largoi.

Në rrugë të mbarë

përpara po shkon

jetën e lumtur

ajo e gëzon.

E para kudo

suksese shënon,

me djersë e mund

për atdhe punon.

Mëso shkollare

o motër e mbarë!

Së bashku me vëllezërit

kudo je e parë.