Shkruaj mik poet-Suzana Rama 


E kush më mirë se ju shprehet,
ndjen, loton, dashuron, nxehet,
denoncon gjithçka që i dhëmb,
kur të tjerë s’ndihen, ai në këmbë.

Kush nga ju s’dashuroi pranverën,
nuk veshi ngjyrat, aromat në lulzim,
kush zëmrën malit nuk ia bëri det,
tek dallgës së detit pa madhështinë.

Kush nga ju nuk e gjakosi shpirtin,
greminave të thella stërrallprerës,
shkruajti vargje drite për dashurinë,
e s’gdhëndi me daltë çdo plangprishës.

Kush nga ju lotin e nxehtë të jetimit,
nuk e bëri krua të pastër e të kristaltë,
piskamën e nënës lotë tharë tek varri,
për vdekjen e fëmijës qē i bëri gjëmën.

Kush nga ju teksa një fëmijë dorën zgjat,
lekun e kafes dhuroi nga xhepi i shpuar,
nuk mallkoi pa zë për të gjitha instancat,
indiferente për këtë popull të varfëruar.

Kush nga ju hënën s’bëri bashkudhëtare,
teksa çantë dunat me halle shkretëtirave,
në agim nuk i thurri lavde rrezes së parë,
kalëruar mbi shpinën zjarr të vetëtimës.

Shkruaj mik poet, shkruaj e mos u ndal,
jo shpesh fjala bie në veshë të shurdhër,
merr shëmbull të gjallë vargun migjenian,
jehonën dhe pse vjen nga shekull i shkuar……