Shpirti i bukur ndrin si dielli-Sheqere Sina


Shpirti i bukur është thesar.

Në një mijë mund ta gjesh.

Është i lindur, është i rrallë.

Kur e takon mos ju ndaj.

Zoti ty të ka bekuar.

Nga shejtani t’ka larguar.

Shpirti bukur ka qetësi.

tek jetimi ka lumturi.

Shpirti bukur s’ është lakmitar.

Ushqimin me të tjerë ka për të ndarë.

Ah sikur të gjithë të ndryshonin.

Çdo fatkeqësi do e kalonin.

Lotin e ngrirë do e shkrinin.

Syt e tyre do të ndrinin.

Ngjyrën tokës mëmë do ndryshojë.

Temperaturën që do i dhurojë.

Dashuria më shumë do shtohet.

Prodhimtaria më shumë do shtohet.

Kur ka paqe dhe gëzim.

Shpirti bukur ka bekim .

Erdhi koha të ndryshojmë.

Fjalën besë mos e tradhëtojmë.

Duart fort ti shtrëngojmë.

Gjuhën e nënës mos harrojmë.

Njëri tjetrin ta kujtojmë.

Në dhe të huaj ta vlerësojmë.

E të kthehen në vend të vet .

Dheu i huaj mos ju tretë.

Për para mos lakmoni.

Eja hajdeni vendin ndryshoni.

Vendin ku keni lerë.

Mos lejoni të vijnë të tjerë.

Sepse zoti po e ndryshon.

Stinën e bukur në vend të huaj e çon.

Kjo po ndodh me punën tuaj.

Që djersën derdhni në vend të huaj.

Fjalën besë mos e harrojmë.

Vëndin o vëlla , o motër mos tradhëtojmë.

Dashurinë mos ta largojmë.

Dhe vendin mos ta shkretojmë.

Shpirti lëngon e s’ka qetësi.

Po na mungon e shtrenjta dashuri.

Hiqni lakmin hajdeni sa më

parë.

Se shqipja është në hall.

Keni derdhur djersën tuaj .

Mos e lini në dhe të huaj.

Eja ndërtoni këtu industri.

Që shpirti juaj të gjejë qetësi.

Vendi juaj të lulëzojë.

Toka jonë të prodhojë.

Dielli me rreze ta zbukurojë.

Të ardhen tuaj do ndriçojë.

prodhimtaria mè shumè do shtohet