“Tomatiku” i Coles-Nga Përparim   Hysi


“Tomatiku” i Coles
           (tregim)
Nga Përparim   Hysi

   E quanin Apostol dhe,qysh në vogëli, e thërrisnin Cole dhe i mbeti kështu edhe në moshë të pleqërisë. Nuk është se mori pjesë në luftë apo u tregua si ndonjë veprimtar i shquar,pas çlirimit, por ngaqë ishte nga ata që nuk kish asnjë farë pasurie, u pa me sy të mirë dhe,siç ndodhte edhe me shumë të tjerë,Colen e bën komunist. Colja u bë vërtet komunist,por asgjë tek ai nuk ndryshoi. Qe po ai,Colja i dikurshëm. Kish një barrë me fëmijë dhe,sado që nuk e pëlqente kolektivizimin,u fut në kooperativë. Kësaj,- i thoshte haptas kujtdo,se kish një shpirt të qëruar prej fëmije,- i thonë:dil hidh valle pas muzikës. Epo,po s’u fute ti që je komunis,o Cole,- i tha sekretari i partisë,- kush do futet apo të futim Dane-beun, U fut vërtet Colja dhe bashkë me të shoqen, Katen, robtoheshin për t’i rritur  pesë fëmijët e tyre. Kishin 30-vjet që punonin në kooperativë dhe,dalngdalë,Colen po e linte fuqia. Po të kish punuar në shtet, Colja do kish dalë në pension se i kish kaluar të  gjahtëdhjetat,por kooperatva,aha, hane-bir apo të dhëntë Zoti fuqi.Këtë” Zoti” e thoshte ahtu zë e pa zë,se komandanti e ka bërë hasha dhe Colja është komunist. Aq është krrusur nga puna dhe mosha,sa ndodhte që në mbledhjet e organizatës,shpesh Colen e zinte gjumi.
                                             *      *     *
Më së fundi, u gjet dhe një punë e mbarë për Colen. Colja tani është xha Colja dhe të dhimbet,kur e sheh ashtu si të mbledhur grusht.Mbledhur grusht:ca nga hallet dhe ca nga mosha. COLE,- i tha sekretari i partisë,- nga sot partia ka menduar që të ngarkoi një detyrë të vështirë. Colja,kur dëgjoi atë”detyrë të vështirë”,u përgatit të kundërshtonte,por sekretari vazhdoi:-Sot kemi ngritur”Pikën e hapjes” ku janë makazinuar armët e Çetës Vullnetare dhe do jesh roje aty. Nuk je vetëm:do jesh  me Lonin e Kriston. Shërbim 24-orësh me tri turne. Vërtet që”Pika e hapjes” është mu  në mes të fshatit,ngjitur me shkollën,por vigjelenca duhe të jetë e rreptë dhe e mprehtë,se armiku përgjon. Ngjitur është”Pika…” dhe me shtëpinë tënde,por kjo s’do të thotë që gjatë shërbimit,të lësh detyrën e t’ia mbathësh në shtëpi. Në shërbim je me armë dhe si në ushtri. Ti e di rregulloren ushtarake. Megjithatë, do vijë operativi dhe do ju udhëzojë për më shumë. Dhe Colja filloi tek “Pika e hapjes”.Atje me automatik në krah,sado që dhe automatikut,i thoshte”tomatik”. Vërtet që nuk lodhej me këtë punën e rojes, por rehat si atje me shokët nuk ndihej. Kalimtarët rreth e qark,bashkëfshatarë të tij, afroheshin për ndonjë muhabet,por  Colja,mezalla s’e hapte gojën,se kujtonte atë porosinë e operativit:-Mos u fut në muhabete, se dikush afrohet qëllimisht, dhe armiku bastis”Pikën…”.Ndaj dhe Colja nuk e ha atë “koqe ulliri”.Hiqet si memec se nuk do të turpërohet tani,në pleqëri. I thotë një ditë Nasit:- M’u zëmërove djethi që s’të fola,por është punë me zarar “qo imja”,Se unë llafosem me ty-ja dhe armiku fap nga ana tjetër, ma rrëmben një pushkë apo “tomatik” e pastaj turpi-turp dhe damkën në ballë si armik që nuk ruajte”Pikën…”. Por jo,o Cole,kush të zëmëronet ty-ja,-tha Nasi. Dhe kështu,sado që Colja nuk shikonte mirë nga sytë,”tomatiku” në krah dhe sillej rreth e përqark “Pikës…”.  Aty nga mbasditja,kur ishte me shërbim,befas u shfaq e shoqja,Katja. Si gjithë graria,kur kthehej nga puna,Katja qe ngarkuar me goxha shkarpa mbi kurriz. Colja e pa dhe iu dhimbs. E shkreta,- tha Colja,- i bie bretku në punë dhe vjen ngarkuar. Nuk i  mbajti më shpirti. Vari”tomatikun” në një gremç dhe i shkoi në ndihmë të shoqes.I hodhi shkarpat mbi kurriz dhe,ngaqë shtëpinë e ka as njëqind metro nga”Pika…”,nxitoi këmbët dhe hodhi në oborr, Nxitoi dhe për t’u kthyer në krye të detyrës.                                            *       *     *
Sado që nxitoi,po,kur mbriti tek “Pika…”,”dasma” qe bërë. Nuk ishte”tomatiku”.Dhe Colja i shkretë i vinte rrotull”Pikës…”,por më kot. Në këto dalldi,kur jepte e merte, një çun i vogël i thotë:-Xha Cole,po të pret ai oficeri(operativI) tek zyre këshiliit. Dhe Colja,i vdekur,i pakallur sosi tek zyra. Operaivi i zi nga fytra dhe ca më i zi nga shpirti,bërtiti:- Armik, ke lënë vendrojen dhe ia dorëzove armikut. Colja,i verdhë mehit,po belbëzonte:- Me faj jam,por pashë timeshoqe ashtu ngarkuar dhe nuk durova.
-Po automatikun ku e ke?- sokëliiu operativi
– Tomatikun atje e vara në një gremç.
– Çfarë gremçi?Atë e mori diversanti dhe po hap zjarr duke vrarë njerëzit tanë,-shfryu operativi.
– Kërkoj falje,-tha Colja.
-Falje?-ulëriu operativi.Që sot ti nuk do jesh më roje dhe do i  propzoj oraganizatës për të përjashtuar nga partia.Dhe Colen,me t’u mbledhur organizata e përjashtuan nga partia. Pa punë dhe i vrarë shpirtërisht i sosi ditët e prapme të jetës.

* është ngjarje e vërtetë.