Si currilat e ujit,që bien nga ujëvara
si kristale shkëlqejnë nga rrezet e diellit
ashtu dhe vargjet e poezisë,nga njëherë vinë
duke dalë lirshëm,nga ”shpirti”i Poetit.
Ashtu si shkrepëtimat,në Qiell të hapur
si flaka e rrufesë,që një natë të errët ndrit
ashtu vjen shpejt,edhe muza e Poetit
mbi fletët e bardha,vargjet i radhit.
Ashtu si bukuritë,e tejskajshëme të natyrës
që me të bukura se këto,as kund nuk gjen
ashtu dhe frymëzimi i pa shtershëm i Poetit
si një vullkan i heshtur,menjëherë shpërthen.
Sepse shpirti i Poetit,është mbushur plot
është për brenda tërë ngjyra,tërë kolorit
vargjet e tij,fluturojnë kudo nëpër Botë
dhe -Poezitë-e tij nuk shterin,nuk kanë limit.
