Shpresoj dita nesër-Aferdita Kociraj Selishtaj


Perëndoj dielli ëmbël,

Në këtë ditë të dimëri,

Ditë e ftohët shumë,

Dielli dot se ngrohi.

Bora ka mbuluar,

Gjithë vëndin vërdallë,

Një erë e ftohët frynë,

E ftohën dhe më shumë.

Mëngjesi ish i ftohët,

Çdo gjë e kishë ngrirë,

Dhe pse doli dielli,

As pakë nuk e shkrihu.

Me cicërima zogjësh,

Dhe me rreze dielli,

Iku dhe kjo ditë,

SI gjithë ditët e tjera.

Shpresoj dita nesër,

Të jetë pak më ndryshe,

Dhe rrezet e diellit,

Ta shkrijë atë akullë.