Shtëpia
ku u rrita,
Një man
kishte dritare,
Rrethuar,
Me zjarre.
Era
Nga dera.
I fuste
tallazet,
E botës.
Brendësia e natës.
I binte kokës.
Kur dita
Thyhej
Më dysh.
Gjyshja
Merakosej.
Na hanin
Më sysh!
Kur lehte Markua,
Qeni im i murrmë,
Hëna pikonte mbi çati
Pika të verdha shi.
Kisha frikë
më kafshonte
Një dhi.
Të varfërit
e kanë fjalën e vogël,
Këmbën e madhe.
Kështu thoshte nëna.
Sa herë mbushte
Shaminë
Me mëna.
Babai
Numëronte ditët me diell
Në defterin e vjetër
Vizatonte
Një bredh.
Akrepat e orës
Gorica
Me spica
Në Rrap
Varja
Herë pas herë
Ndonjë krap.
Në fshatin
Tim
Dielli gjithmonë
Lindte me vonesë
Priste
Të ngopesha
Me shpresë.
