Shkruar nga Sami ARIFI
Si ndriçon Kosova?!…
![](https://gazetadestinacioni.al/wp-content/plugins/phastpress/phast.php/c2VydmljZT1pb/WFnZXMmc3JjPWh0dHBzJTNBJTJGJTJGZ2F6ZXRhZGVzdGluYWNpb25pLmFsJTJGd3AtY29udGVudCUyRnVwbG9hZHMlMkYyMDIzJTJGMDMlMkYzMzI4OTQwMTNfMzQzODQ1NjExMzAzNDQ0Ml83MjQxNTEwMTQ5NDk4MTM0MTA2X24uanBnJmNhY2hlTWFya2VyPTE2Nzg1NDc1OTktOTk2ODEmdG9rZW49MGNiZmZjYTAyZTZiOTkzMg.q.jpg)
Punët ecin mirë kur me të kaluarën merret historia, me të kaluarën dhe të tanishmen merret drejtësia përmes historianëve dhe juristëve të profesionalizuar që kanë dalur nga gjiu i popullit… Zvillimi do të jetë i shpejt kur në fusha të ndryshme udhëheqinë njerëz profesionistë kombëtar që dijnë me i përdorë resurset e Kosovës në shërbim të vendit… – Nuk e ka askush të drejtën të shfrytzojë manifestimet e ndryshme në ceremoni të ndryshme duke përdorur himnin kombëtar apo shtetëror si mbules në emër të mospërçarjes, duke i anashkaluar personalitetet e dëshmuara të kombit, për t‘ju shërbyer njerëzve që ishin të privilegjuar nga sigurimi serbo-jugosllav… -Ata të cilët i shërbyen kinse „Vëllazërim Bashkimit“ përmes „Diferencimit Ideo-Politik“ aq thellë sa që detyronin të diferencoheshin në mes vehte edhe vëllain prej vëllait… për tu avansuar vetë edhe më në poste të larta të pushtetit okupues që shkatrronte çenjen kombëtare… -Për të pas një shtet kombëtar duhet të avansohen, evokohen dhe përkujtohen, ata që flijuan, që i shërbyen në të kaluarën kauzës së madhe kombëtare… -Për ta zvilluar shtetin kombëtar duhet ekonominë si dhe profesionet tjera të udhëhiqen nga njerëz profesionist, që kanë frymën dhe rritën kombëtare, që të gjenë mirësi përmes tyre i tërë populli në vendin e vet… -RK-së ka mjaft resurse natyrore, poqese përpiqen me angazim maksimal njerëz kombëtar profesionistë për të ec drejt zhvillimit…