Si zambakë të bardhë-Rrahim Billa


Fëmijët janë dritë për njerëzimin.

Na falin buzëqeshjet e gëzimin.

Tek ata është e çiltër pafajsia.

Stina më e bukur e jetës…fëmijëria.

Trëndafila të sapo çelur…në lulëzim.

Burimi ku njerëzimi merr shkëlqim.

Garanci ku jeta merr…vazhdimësinë.

Burim që s’shterron , për lumturinë.

STOP! dhunës e keqtrajtimit ndaj fëmijëve.

Buzëqeshja e tyre engjëllore , të mos mungojë.

E ardhmja është tërësisht në duart e tyre.

Të mos jetë e venitur , por të lulëzojë.

Fëmijët , në të gjithë botën…t’i lumturojmë.

Si zambakë të bardhë të çelin…të lulëzojnë.

Vetëm atëherë , jeta jonë do të jetë më e mirë.

Të gjithë bashkë mundemi…s’është aq vështirë.