Sikur një shans tjetër,të me jepte jeta
e dini kë shans,do e zgjidhja vërtetë
do i mblidhja sic mbledh,nektarin Bleta
në vitet Fëminore,do kthehesha ne jetë.?
Jo se e kishim të lumtur,jetën Fëminore
por nga duart e Prindërve,gjenim ngrohtësi
kur na përkedhelnin,na kapnin për dore
na i mbushnin shpirtin,plot me ëmbëlsi.
Gjithmonë pranë tyre,ndjeheshim të ngrohtë
në ngrohtësine e tyre,gjithmonë ne kemi qënë
prandaj vitet fëminore,une do zgjidhja sot
të çmallesha me Babain,të cmallesha me Nënën.
