Sikur pikat e lotit…Vilson Mersinllari


————————–

Sikur pikat e lotit,të më thoshin sot ti mblidhja

që kanë dalë ndër vite,që kanë dalë nga sytë e mi

lotët e trishtimit që kam derdhur,nga pas do i hidhja

sic i hedh në këtë jetë,i hedh pothuajse cdo njeri.

Nuk mund ti hedh dot kurrë,lotët e hidhërimit

do mbeten ata lotë,deri sa të jem unë gjallë

që kjo jetë e pa skrupullt,kjo jetë e zhgënjimit

pse na bëri me kaq plagë,pse na bëri ne vallë ??

Midis lotëve të kësaj jete,tërë në këto vite

kam lotët e gëzimit,të pastra si qelibar

ndoshta lotët e tjerë do bien preh e kësaj prite

sepse lotët e gëzimit sot,janë në plan të parë.

VILSON MERSINLLARI.