Simfonia e duarve-Petro Sota


———————————–

( poemë )

( Ripostim për festën e 1 majit ditës ndërkombëtare të punëtorëve)

-Më jep një pikë ujë, moj baluke prerë,

-S’kam me se ta jap, o trëndafil me erë,

-O me dorën tënde, moj baluke prerë

-Dora m’u ndodh zënë, o trëndafil me erë

( popullore )

—————————————————–

A e shikoni të bukurën,?

Po fantastiken, ?

a e shihni diku,?

me të gjitha ngjyrat e saj,

Ne përherë e kemi pranë,

ja këtu,

kudo,

na ka rrethuar,

gjithë qënien tonë,

të gjallëruar e mbanë.

E vështrojmë dhe mahnitemi,

me çdo krijim njerëzor,

E bukura,

e magjishmja,

është krijuar,

nga duartë e arta,

të njerëzve punëtor.

Ato duar,

që kurrë s’janë lodhur,

duke punuar,

duke krijuar,

ato duar,

plot kallo,

që me dashuri,

jetën tonë kanë ndërtuar,

Ato duar,

që foshnjën kanë pritur,

kur ka lindur,

Po ato duar,

me dashuri,

na kanë bindur.

Ato duartë e buta të nënës,

që në gjumë,

na kanë përkëdhelur,

Ato duar të rrudhosura,

që në mëndjen tonë

në shpirt,

dhe në zemër,

kanë ngelur.

Me shaminë erë trëndelinë,

na e fshinte ballin,

dhe kur na puthte,

na e linte në shpirt,

të gjithë mallin,

Eh, ato duar të buta,

na kanë mbajtur,

na kanë rritur,

na kanë ruajtur,

të mos biem,

na kanë pritur,

të mos vritemi,

Ato duar,

na kanë përqafuar,

aty tek dera,

kur jemi larguar,

kur larg kemi ikur,

Me gjithë fuqinë e shpirtin

dhe të zemrës,

përulem në gjunjë

dhe i puth,

ato duar e arta të nënës.

A i keni dëgjuar artistët,

që kanë mbetur në histori,?

Mozart,

Shubert,

Bethoven dhe Paganini.?

Nga duart e tyre të arta,

ka dalë ajo mbrekulli,

A i keni parë digat e mëdha,

me kaskadat që zbresin,

me shushurimën e ujit,

që zbresin nga Drini.?

Janë vepra,

nga duart e heronjëve,

që në shekuj do mbesin.

Mbrekullitë,

në gjithë historinë e njerëzimit,

nga duartë e njërëzve,

janë krijuar,

që prej fillimit,

Që nga piramidat e lashta,

deri tek më modernet qytete,

Por,

nga mëndje të çmendura,

janë prishur,

janë rrënuar,

shumë perandori,

dhe shumë shtete.

Eh, duartë fisnike,

mbrekullinë,

e bëjnë pa bujë,

një copë shkëmb e marrin,

e gëdhenin,

e bëjnë statujë,

Por,

edhe në pyll,

kur marrin një trung,

të pa vlerë,

E gëdhenin me mjeshtëri,

e bëjnë dritare

e bëjnë derë,

Ato që do të mbesin,

nga trungu i prerë,

e bëjnë gjë tjetër,

e përpunojnë,

e kthejnë në letër.

E bëjnë letër për poetët,

për shkenctarët,

për dijetarët,

që formulat të shkruara të mbesin,

Që nga papiruset e vjetra,

se të shkruara,

s’mund të vdesin.

sado tërmete,

që mund të bjerin.

Të pavdekshëm kanë mbetur,

Eskili,

Plutarku,

Arkimedi me Homerin,

Aleksander Dyma me të birin,

pa harruar,

Ajnshtajnin dhe Shekspirin,

Duartë,

një mbrekulli e rracës njerzore,

që pa ato,

s’do të kishte mbrekulli.

Duartë,

janë sinfonia magjike e grave,

të nënave tona,

kur gatonin brumin magjeve,

e kur të ledhatojnë,

shpirtin ta prekin me ëmbëlsi,

Janë muza,

janë metafora,

janë rima në poezi,

që drejtohen,

që frymëzohen nga truri,

Janë përçuesit e ndjenjave,

që përcjellin tek burri,

Ajo dorë e ngrohtë,

e një miku besnik dhe të mirë,

është mbështetje,

është siguri,

është besë

në situatë të vështirë,

Ajo dorë përkëdhelëse e gruas,

me vështrimet plot ëmbëlsi,

Jetën,

më të bukur ta bënë,

ta mbush me lumturi.

Dhe çdo burrë,

kur martohet me një grua,

para se të verë kurorën,

Përulet në gjunjë,

me mirësi,

duke i kërkuar asaj dorën.

Tek ajo dorë,

gjithë jetën do të mbështetet,

në vështirësi dhe në gëzim ,

Nga ato duart,

do të marrin më të ëmblin përqafim.

Dorë për dore

do të ecin deri në të tyren pleqëri,

Me ato duar do të japin

dhe do të marrin,

më shumë dashuri.

Eh, dora magjike e femrës,

kur të prek sado pak,

E ndjen në shpirt,

e ndjen në zemër,

e ndjen deri në gjak,

Dora të dridhet,

kur trupin e saj e ledhaton,

si simfoni,

me notat muzikore,

me tingujt,

shpirtin ta mrekullon.

Dora që lehtë gjirin e prek,

dhe butësisht atë e përkëdhel,

Magjinë e dorës,

trupi i saj e ndjen,

një psherëtimë të thellë,

nga shpirti i saj del,

Eh, ajo dorë,

që nuk ndalet asnjëherë,

Të përqafon,

të pushton me dashuri,

dhe në shpirt,

të sjellë pranverë.

Ajo dorë

që mbjell farën në tokë,

që ledhaton bimën,

si një fëmijë kur rritet,

e mbulon në dimër,

që nga ftohti të mos vritet,

Po ajo dorë,

e ka mbajtur lart flamurin,

në beteja të përgjakshme,

se ka lëshuar,

ka rënë i plagosur,

është tërhequr zvarrë,

por kurrë

nuk është dorëzuar.

Që në lashtësi ,

dora i është dhënë,

shokut dhe mikut kur janë takuar,

Dora i është dhënë,

edhe një të panjohuri,

kur besa i është kërkuar.

dhënia e dorës është një ritë i lashtë,

është respekt,

është fisnikëri,

është paqe,

është gjithashtu dashuri.