S’ka pas kurrë sinqeritet-Urim Mezini


S’ka pas kurrë sinqeritet,

kur veç njëri,tani vuan

Në këtë ndarje, për çudi

S’të pash fare ,të lënduar

Thua se ike ,nga një gosti

Edhe pse n’fakt,ishe e ftuar

Mërzitinë,se ke me vete !

Si duket e kam vetëm unë

Për ty kalova dallg,stuhi e dete

Se të desha gjithmonë shumë

More valixhen edhe ike

Pa më thënë ,asnjē fjalë

E le të vuante ,zemrën time

E të shuhej dalngadalë

Tek largoheshe ,t’shihja në sy

Dukeshe e qet dhe e çliruar

M’vjen keq për veten e bëj çudi !

Pse kaq shumë,t’kam dashuruar?

Ngrita kokën pash nga qielli

Një thënie e vjetër,mu kujtua

S’ka pas kurrë sinqeritet

Kur veç njëri, tani vuan

Kujtova gjithë ndarjen tonë

Sytë e tu i kërkova kot

U habita sa gjakftohtë

Sytë e mi mbushur në lot

Pas kësaj krejt u kthjellova

E nga shpirti,mora një reagim

Përball pasqyrës,kur u ndodha

S’do t’lëndoj më kurr i thash shpirtit tim.

Urim Mezini Torino Itali