Unë sot mbusha 65 vjeç,
65 kate ndërtova në jetë,
Nuk ka rëndësi sa të tjerë do ndërtoj,
Rëndësi ka që me “nderë” të rroj.
Unë linda në Arrëz e Madhe,
Aty ku ka folen Shqiponja,
Ku ma dinë emrin të gjitha lulet,
Shiu, dielli furtuna e dëbora .
Miqësia ime është si rrënjë lisi,
Pa miqësi dhe dielli është i zbehtë,
Fjala miqësi është fjalë betimi,
Besa e fjalës për gjakun e vetë.
Unë jamë nga fisi Pushaj,
Ku arrët e pemët rriten shumë,
Nuk do ti harroj ato vëndë të bukura,
Nën hijen e tyre si sheleg flija gjumë.
Unë me rrënjë jamë Arrëziot,
Aty linda unë babë e stërgjysh,
Sa shumë i dua Arrëziot,
Janë njërëz të zgjuar e fisnik.
Unë me rrënjë jamë Tepelenas,
Stërgjysh, gjysh ,nënë e babë,
Respekt për gjithë Tepelensit
I përshëndes kudo që janë.
Unë jamë Agronom e kopështar,
Tokën e pastroj çdo ditë,
Nga njërzit e pemët që degraduan,
U pres ferrat e ndonjë të thatë
Të sëmurëve plagët u kamë shëruar.
Kur unë sdo të je më në këtë botë
Ju fëmijët e mi dëgjoni mirë,
Unë nuk do tju jap më këshilla,
Kini parasysh cu kamë thënë.
Lexoni mir librin timë,
Se bota është ndryshe tani,
Ka shumë mundime e trazira,
Çdo hap i gabuar kushton shumë.
Mos bëni kurrë të këqija,
Ecni ngadalë në rrugën me gjëmba,
Natën, ditën, diell, e furtuna,
Çdo hap që hidhni kini kujdes.
Unë jamë një patriot Shqiptar ,
E dua shumë vëndin timë,
Është perla më e bukur në botë,
Është toka që nxjer HERONJË.
Ju uroj shëndet miq e shokë,
Disa të rinjë e mëndja top
Disa me flok të bardha në kokë,
Kudo të ini zoti ju bekoftë.
