Spasse Thanasi:Buzë liqenit


BUZË LIQENIT
Fryn puhi e lehtë në Mal të Thatë
Bregu u mbush me diej të artë
Yje me flokë varur në qiell
Është dielli i zgjimit apo trill ?!…

Pulëbardhat vozisin si lundra të fildishta
Pelenë e purpurtë me fije të mëndafshta
Nëpër brigje të heshtura
Mallet flasin gjuhë perëndish…

Tokë e qiell hapësirë idili
Flokënajë e erës dehet si ajri
Xixëllonjat, me krahë trilli
Ndizen e shuhen në muzgun e ri…

Zaje të bardha
Ndrisin ujërate liqenit
Të largët si një ëndërr
Një qiell i përmbysur
Më thotë : “ Me ujërat jam dhëndër !”

E bukura e liqenit
Symëdhenjë me ngjyrën e të kaltrit
Gërshetat e artë e fjongo të kuqe
nishan të zi në faqe…

Legjenda e shekujve përhapet
Në një shpellë të shkëmbit hijerëndë
Ujëdhesa në mes hap krahët e zgjatet
Valët ia kthejnë bregut me këngë !…

Në majën e shkëmbit
Oshëtijnë në kor zogjtë e korbit
Shushurima e valëve ndjell bukurinë
Poeti më lirë këndon dashurinë !…