
Stinë e bukur pranverore …
Shkriu bora zbriti nga mali
Lulet çelën në lëndina
Dal nga dal po vjen behari
Çel një shkozë e çel një thanë
Çel dhe lulja përmbi shkëmb
Zgjohet pylli anë e mbanë
Nga gjumi dimrit të rëndë.
Vijnë e lozin dallandyshe
Te foleja , që kanë lënë
Vjen një zog , që quhet qyqe
S’dimë , po qan a e ka këngë?
Edhe në saban e par
Një këngë e embël të zgjon
Është ai biilbil gjyzar
Që , këngën e ligjëron.
Ujë burimi , gurgullon
Nëpër gryka , nëpër rrëza
Prap një këngë , që të shëron
Kënga , që këndon thëllëza.
Nëpër sheshe dhe livadhe
Bëhet det bari i njomë
Sorkadhja , si zonjë e madhe
Në majë të thundrës vallzon.
Stinë e bukur pranverore
Ti , na vjen plot me buqeta
Çelin drurë e pemë frutore
Nga ty mbledh mjaltin dhe bleta.
Edhe shpendët fluturakë
Në pranverë dalin nga hija
Çiftosen dhe bëhen bashkë
Dhe tek ta çel dashuria.