Të jetosh nën një ajër:Nga Florentina Skendaj


Tè jetosh nèn njè ajèr.

Nè njè Evropè,

ku lufta brènda gjakut,vdekjen mbjell!

~

Loja e urrejtjes

Dikush e lèshoi topin e vrerit.

Po kush vrapoi ta ndalè e ta çajè?

Askush!

Si kush e pa,e la.

S’mè erdhi?Ç’kam!

Tè erdhi,mbaje!

Qejf pèr gjuajtje?

GJuaje!

Hidh e prit topi i vrerit.

RRokullisu,hidhu,rritu.

Prit e hidh,helmi shtohet,

vreri ngjit,njeriu zbret,

zbret e zbret e shtohen varre !

~

Ankohet koha

Ankohet koha:

-Tè trishtè ma jep fytyrèn!

-Zbardhu ti kohè,

s’ta ndrrova unè ngjyrèn!