Sytë ia kam harruar…Leonard Pipa


Sytë ia kam harruar,

Vështrimin, po e po…

Po nuk e di pse kam në duar,

Ende pak dritë nga ajo!

E kam harruar krejt… dhe mallin,
Fjalët e hidhura s’ja mbaj mënd,
Aroma e saj më kujton djallin,
E kam në trup, më çmëd!

I kam harruar si një ëndërr,
Dhe ato pak, të rrallat puthje,
E në më paftë hutini shtrembër,
Do nxitoj hapat sikur kam ngutje!

Ja kam harruar ngjyrën e fjalëve,
Kujtimet i hodha në një hon,
Fantazma e saj ardhur të gjallëve,
Inat ende më shpon!

E kam harruar, e kam harruar,
Mallkimi s’më ndjek më,
Frymën e saj e kam në duar,
Po fryma s’është asgjë!