TALENTI
(Për të patalentuarit)
Hodha shikimin nga ekrani
Shqeva sytë, më ra tavani
Show gërll thuajse lakuriq
Për habi, n’mend më erdhi.
Diku lart, tej, te goricat
Ca gomar’ me gomaricat
Kruajn’ brinjë, prapanicat.
Një artiste, me plot talent
S’ësht’ nevoja të shes’ mend.
Aq më keq, në lakuriq’si
Skena: talent e thjeshtësi!
-Po ja, do veshi ca shallvare
Më talli mbesa ashiqare
“Pse me tinguj belbëzojnë?
Çirren,hidhen, pse s’këndojnë?”
-Prit, do t’ia kthejnë ca labçe
“Bij’ e nënës “ç’më kënaqe.”
Mos më merr për të marrë.
Hiqen bilbila, por nuk janë.!”
