Të çelin lule pa fund
Ishte 12 maj, nëntëdhjetë e shtatë
Kujtime shumë, më kujton kjo ditë
Dita, kur mora rrugën për emigrim
Një ditë trishtimi, me lotë në sy.
Ika nga vatani, lashë ç’kisha për shpirt
Lashë nënë e babë, lashë fëmijërin
Lashë vitet më të bukura të rinis
Lashë dhe më të shtrenjtin, vendin ku kisha lerë.
Lashë gjithë jetën, dhe ika pa shpres
Ika unë, si gjithë të tjerët, për një jetë më të mirë
Thashë do iki për pakë, dhe do kthehem prapë
Po më mori shumë, vite pa fund.
Kjo ditë për mua ishte, dita më e vështirë e jetës
Që ika me fëmijët, mes plumbave pa fund
Ishin armatosur njerëzit, sikur ishte luftë
Po ishte një luftë, që kundërshtarë nuk kishë.
Vëndi u shkatërrua, u bë gërmadha
Ç’ishë e ndërtuar u shkatërrua pa masë
Vëndi mbeti në mëshirë të zotit
Se atë e mori në dorë, gryka e dyfekut.
Në këto ditë, zgjedhjet aty bëhen
Shpresoj të bëhet më e mira, për popullin e vetë
Shpresoj, mos të hidhen më plumba si dikur
Po në vendin tim të shtrenjët, të çelin lule pa fund.
