Njeriu shpesh në dilemë është,
Të heshtë,të rrijë urtë e mos flasë !
Apo të reagojë dhe fort të” bërtasë”,
Ai jeton,punon e sillet si forcë e gjallë.
Ka raste që njeriu vihet në siklet,
Pse duhet të flasë kur duhet të heshtë,
Në shumë raste veten ngushtë e ka parë !
Kur ka heshtur në vënd që të flasë !
Pyes veten, ç’të mira ka heshtja ?
Mos duke heshtur quhesh “budalla” !
Heshtja është”armë” e fortë ajo më tha,
Por jeta vetëm me heshtje, ç’kuptim ka !
Me heshtjen s’duhet tepëruar kurrë,
S’mundet të heshtësh kur probleme ka shumë,
Kur të qan shpirti e të dhemb zemra,

Duhet folur fort e përbuzur heshtja.
Edhe me fjalën kujdes duhet bërë,
Me lirinë e saj kurrë s’duhet abuzuarë,
Nuk e thotë kot një fjalë të mënçur populli,
Fjala të vret më shumë se plumbi.