Te këndi i frymëzimit-Kasam Shaqirvela


S herë që truri ngarkohet me orë

Nga bekuritë e lëndinës së leximit

Marr ftesë pushimi të përkorë

pret kafeja te këndi i frymëzimit.

Klorofili i gjelbër i gjetheve të lules

Ku sytë më çlodhen leximesh…

Sa i mrekullueshëm ky kënd pekulesh

Përsiatjesh të hershme kujtimesh.

Nga krahu i djathë qëndron

Një limon fisnik kokër verdhë

Aromë e tij e sertë më zgjon

Dijen në letër më çon ta derdhë!