Të pritëm ty,o ditë e bekuar-Ajri Ramaj


Të pritëm ty,o ditë e bekuar,dita e verës, e luleve me ngjyra ylberi,

Të prita gjithë qejf dhe ashtu erdhe, e bukur, lozonjare,dhe e qeshur,

Dimërin e zi e trete si qiri,dhëmbët kuçedrës ja shkule ngadalë!

Me rrezet e diellit dheun ndriçove, shpirtin tonë të brisht e argëtuat.

Shikoj lulet plotë ngjyra, erë e freskët e agimit i tundë ato lehtë,

Lëvizjet e bukura të tyre,sa andej e këndej, ngjajinë, si flamingot në vallzim.

Shoh bletët nëpër lule që punojnë, njëra ngrihet tjetra ulët si avjon,

Shikoj fluturat lajkatare fluturon pa u ndier, dëgjoj këngë e bilbilit që këndon atje tej,

Shikoj ujitë që vjen nga lartë ku buron, ai është uji i borës që po shkrin,

Mblodha lule manushaqe era e tyre më deu,thash; Miserdhe moj pranverë.