Toka e begatë- Besa Januzi-Rexhepi


Tokë e bekuar, mrekullia zotit

Shumë pasuri mbanë në vete

Vetëm se duhet të punojmë,

Kështu mund të pasurohemi.

Hedhim farën nëpër brazda

knaqét syri duke e shikuar,

Dalngadal ajo gjelbrohet,

Gjitha të mirat na vin nga toka.

Marrim drithra, pemë e perime

Duke i mbjellur këto kultura,

Kush punon e nuk priton,

Gjitha të mirat në shtëpi i qon.

Të punosh është nder,

nuk ja zgjat dorën kërkujt,

Vetëm ai që nuk punon ka mjerim

e varfëri e zgjat dorën për mëshirë.

Edhe nga nëntoka nxjerrim xehe

i përpunojmë ari, argjend, thëngjill e metale tjera,

Të punojmë tokën o njeri, sepse

ajo ka shumë pasuri!

Ta mbrojmë tokën nga rreziqet

që i kanosen, toka është shtëpia jonë,

Aty u lindëm, aty u rritëm,

Aty thurrëm ëndrrat tona!!!

Besa Januzi-Rexhepi