Tufë poezish…Kasam Shaqirvela


Kasam Shaqirvela

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

**

Tufë poezish…

Poezi nga Libri “Vals i tingujve të shpirtit”

DËSHIRAT E ANIJES

Era nuk pyet për dëshirat e anijes

As për kursin që mban kapitenit i saj

Aspak s’do t’ia di për hallin se

Si anija detit me dallgë do të çaj’?

Delfin nuk bëhet dhe çdokush

Sikur ta merr dhe formën e tij

Shumëkush mbetet gjithnjë makush

Që e fsheh veç kokën në zallë

Se trupi i mbetet sallamadi e n’hall

Nëse një herë e pranove tagjinë

Shkumba buzëve të rrjedhë përherë

Qiraxhiu i yt s’të pyet në ke dimër

Atij gjithnjë i bëhet pranverë.

**

Poezi nga Libri “Krridoreve të kohës ”

ATJE N’REKË T’EPËRME

(bukurisëfemërore)

Bukuri e yllit

Bukuri e Hënës

Ajo bukuria manitëse

E dale prej gjirit të nënës.

Bukuria që pa frymë të lë

Art I derdhur në femëri

Shpirt e zemër n’dehje t’i vë

Edhe vetë Hëna ta ketë lakmi.

Hijeshia,bujaria dhe fisnikëria

Veti këto njerëzish hyjnorë

Për ju vasha n’Rekë t‘Epërme

Fjalët e shpirtit thurin kurorë.

Sa herë që bukuria, mahnitëse, e juaj

Para syve të mi, hyjnueshëm, më thërret

Shpirti më mbushet n’gaz edhe pse vuaj

Zemra ime m’kënaqet, ajo forte troket!

**

Poezi nga Libri “Etje për këngë”

ETJE PËR KËNGË

Etjen e kam shumë të vjetër

shpirtit tim kurrë s’ju nda

me moshë sa plagët e mia

që trupi i përgjakur m’i ka.

Dhe kënga për plagët thuret

atëherë kur etja për këngë rritet

plagët lidhen shekujve në varg

e kur dhembja trupit i shtohet

shpirti veç me këngë lirohet.

Etja për këngë nuk shuhet

përderisa plaga kullon gjak

tradita veç me këngë ruhet

që plagët të zbuten sadopak

e dhimbjes përbrenda

t’i vëhet kapak.

**

Poezi nga Libri “Udhës së diellit ”

UDHËS SË DIELLIT

Kënga ime është këngë e vjetër

Ma mbush zemrën cep më cep

Dhe ky zjarr prej gjoksit më del

Udhës së diellit ai merr e jep

Si yll qielli dritën e shkrep.

M’është e moçme, m’është e gjallë

Porsi deti kur ngrihet në valë

Mallin tim e mbart në djep

Barka e vjetër lundërtare

Prej një bregu në tjetrin breg.

Kënga ime këngë jetimash

Vjen prej kohnash të lashta vetë

Ajo mjekon veç plagë trimash

Që ndër beteja të përgjakura

Ku të luftuarit qe veçse një art

Trimat i morën në trup nëntë herë

Veçse me flamur të ngritur lart

Që valon i lirë në stinë pranvere

Kënga ime fort buçet…

**

Poezi nga Libri “Pelegrinim i bardhë”

GËZOHU PËR FESTËN TËNDE KOSOVË

SOT E MOT

Festo! Festo Kosovë ditën e pavarsisë!

Atdhe, falë të qoftë gjaku i dëshmorëve!

Por, mos i jep vend sinori më babëzisë!

Thuaju ndal më, dallkaukëve e horrave!

Mos lejo të ta ndërrojnë ngjyrën e Lirisë..!

Ajo e ka të lulëkuqes, ia ka dhuruar gjaku

Për ditën gëzimplotë të mbarë shqiptarisë

Vetëm në të, kryelart, valvitet bajraku!

Që shekujve të egër, përpara na printe

Kur uji pushonte a hasmi nuk flente?!

Forcën luftëtarëve e gjakun atdheut

Ky flamur kuqezi na jepte pandalur

Shpirtin fort të lidhur për tonën shpresën

E zemrën n’flakë lirie na e mbante kallur!

Por, edhe sot Kosovë, ti festo dhe kujto!

Se retë e zeza po të rinë pas shpinës

Dhe ti qëndro njësh,më ndarje mos lejo!

Që të t’shkojë, njëri ugarit e tjetri lëndinës?!

Jepu bile zemër dhe motrave tua…

Iliridës trime dhe Çamërisë së vjetër

Është koha që zgjedhën ta hudhim n’përrua

Se, për gjallimin tone, s’na mbeti rrugë tjetër!

**

Shkëputje nga Libri “Udhështigjeve të Atdheut”

Ç A M Ë R I A

Gjithmonë të ndjekur

Ngahera të vrarë

Prej Andartësh

Dhe Fanariotësh

Të Idesë së Madhe

Që ngrihej lugat mbi dhe

Pllakosur kujë e gjëmë mbi ne

Në mëkate zhytur

Nga farë e jona,

Dhe laneti ngritur

Nga soji i huaj

Si Venizellos

Zografos dhe Zervas

Për Megaloidenë

E “Vorio Epiri” -it

Që zemra u plas

***

Vërshuan në Çamëri

Llava ujqish t`uritur

E hiena turinj ngjyer

Me gjak Çami të

Pafajshëm përlyer

Nga masakra e kryer

në fëmijë, gra e pleq

Situata makabre

Të shekullit të ri

Kryer nga grekë meleq?!

Aty në Çamëri.

Fshatrave si Filati,

Oh! Paramithi?

Çka pësove ti!

Nga masakra e t’zive

Asaj nate pa hënë

Nga turmat e megalive

Sa e sa trima çamë

Për lirinë tu vranë

Për vendin mëmë

Me gjak e lamë

Pa dallim feje

Ortodoksë-grekë

Apo turq-myslimanë

Sepse ishin të një gjaku

E flitnin një gjuhë

Madje të lindur nga

I njëjti At e Mëmë

Që kohët mi ndanë në:

Gjuhë, fe dhe tjera anë.

Po vallë shqiptari çu bë ?

A u shkri si bora ndër male

A u tret si kripa në det pa zë?!

Jo, jo?! -ai u nda në:

latinë, grekë dhe turq

Sipas feve që mori

Gjatë historisë, si dhe

Nga proceset e copëtimit,

E pastaj përvetësimit, të

Tokës së Nënë Shqiptarisë.

Çamëri ’99

**

Poezi nga Libri “Antologji poetike”

TURFULLIMË

Kali, ec e ec, ec me trokëllimë

Troku i ndihet thellë nën dhe

I trazon varret me hingëllimë

Thirrje brezash këtu ndër ne

S’durohet më kjo turfullimë

Troku i kalit po dëgjohet

Kërkon kali të shalohet

Që nga lufta e tij në Trojë

Kali s’pranë të hingëllojë

Qielli i kaltër le të ushtojë

Se s’ushton nga bubullimë

Por nga e Atit turfullimë

Prijësi thirret e s’dëgjohet?

Ati nxirret e s’shalohet?

Prandaj Ati turfullon

Kërkon prijësi ta shalojë

Drjt betejës që ta çojë

Përfundimisht luftën ta fitojë

Katrahura të përfundojë

Kalit t’i pushojë Turfullima

Edhe qielli më mos t’ushtojë

Mos të pëlcasë nga bubullima

Hidhërim i Perëdnisë sot e përmot

N’varre Stërgjyshërit mos t’i trazojë

Ata që, për atdhe, derdhën gjak e jo lot!

*

L I R O SH P I R T I N..!

Po se shkele, fortë, ti veten tënde

Sikurse atdheun, përditë, më këmbë

Matur, pa trishtim, anembanë sinorit

Pëllëmbë për pëllëmbë…..çdoherë…!

S’do ngrihesh ti përmbi të tjerë….

Do dergjesh dimrave gjithmon’ i mjerë

Shpirti i frikësuar mbetet përherë vazal

Ti mos ngel pas dhe në jetë mos ndal!

Mençurisht angazhohu, mirë ha veten!

Liro të tjerët dhe shpirtin dhe jetën!

Ti vdis vetëm se një herë…!

Në do të lindësh përgjithmonë

N’pranverë herët, çelja gjethin malit

Dhe vrullin tënd prej djalërie falja Lisit

Nëse do që, lavdinë t’ia vësh’ shami ballit

Dhe emri të t’bëhet emblemë e Fisit.

**

**