U mundova-Vaso Papaj


Vaso Papaj

U mundova të mos gaboj asnjëherë në këtë jetë
Edhe nesër, prapë, do të mundohesha, po kështu.
Se këtë drejtim zgjodha e ia dhashë rrugës sime vetë,
Ndaj e përshëndes veten mike, që s’ra kurrë në gju.

U mundova të mos i ktheja prapa akrepat e orës,
Mos të varej jeta nga ato shigjeta të pamëshirëshme.
Dhe vetes i falem, që ia ruajti bardhësinë së gjorës,
Edhe pse më rezultoi absurde dhe aq e dhimbshme