U them mirënjohje:Fatbardha Amzaj


U THEM MIRËNJOHJE

U them mirënjohje pafund,

Gjithë atyre që pranë i kam,

Pa interesin më të vogël,,

Gëzimet bashkë i ndajmë.

Dhe kur nuk janë me mua,

Larguar në të tyren punë,

Në biseda miqsh edhe shokësh

Më lartësojnë, lavdi më thurrin.

U jam mirënjohëse, u falem,

Nënës dhe babait tim,

Më rritën, shkolluan, edukuan,

Më mësuan të jemë njeri…

U jam mirënjohëse pafund,

Familjes time té shtrenjtë,

Pa mbështetjen dashurinë e saj

Nuk mund të kisha sukses!

U jam mirënjohës mësuesve,

Nuk shterën së mésuari në jetë,

Më mësuan të jem.qytetare,

Dhe të kem personalitet.

Mirënjohëse për kaq shumë vite,

Nxënësve të mi të zgjuar,

Lodhjen s’e ndjeva asnjëherë,

Pasioni më bëri të fituar…

U jam mirënjohëse kolegëve,

bashkëpunues dhe tolerantë,

Për pozitivitetin , vlerat e rralla

Për ta ndihem krenarë..

I jam mirënjohëse fatit,

U ul kryqëzuar para sofrës,

Më fali mirësitë e tij.

Dhe gjithë mrekullitë e botës.

U jam mirënjohés fëmijëve,

Prej tyre marr ajër, oksigjen,

Ata që i kam gjak dhe zemér,

Dashuri pa kushte në jetë.

I jam mirënjohëse qytetit,

Késaj mrekullie Joniane,

Më fali aromën e detit,

Valët dhe dallgét lozonjare.

Qëndresës së fortë shekullore,

Kalasë së Kaninés të gurtë,

Që ajrin , peizazhin e bukur,

Më dhurojnë méngjeseve pafund…