Uraka-Preng Maca


Uraka

(lumë në Selitë)

lumi në brigjet e të cilit jam rritur

duke e njohur aso kohe,si lumin më të gjatë e të thellë

por edhe atëherë, kur mësova emrat e lumenjëve të mëdhenj

emri i këtij lumi mes dashurive të mia ka qenë.

emri i tij i çuditshëm në qytetin verior

shkruar në hartë përbri gjarpërimit

sa që ta gjesh duhet ta kërkosh

edhe duke e ditur se diku aty ndodhet.

fëminija ime nuk mund të kuptohet pa këtë lumë

pa ato orë, kur e soditja në qetësinë e ditëve të kthjellta.

në shtratin e tij ato gurë

janë vetëm që ai të rrjedhë

e të derdhet diku larg, ku të mos jetë për vete.

e kam soditur pas shirave të rrëmbyer

të dimrave mjekërrbardhë, verës dhe në vjeshtat gjetherënë

vërshimin e borës shkrirë nëpër përrenj

megjithëse i turbulluar ishte lumi unë e dija

se poshtë ujrave ishin ato gurë që e çonin tej

në ato vende ku ai e harronte veten,

tek shndërrohej më i qetë e më i menduar.

gurët e shtratit të atij lumi të vogël

asnjë bukuri e mëpastajme nga sytë nuk m’i humbi

ato më kanë lënë gjithnjë në mendje

ujkun, që ha harresën e atij lumi!

1998

Të gjitha reagimet: