Vajza e diasporës..!Ardian Muça


“Do të vij këtij fundgushti”,m’ë premtoj.

Dhe formoj zemrën,me gishtat e dorës.

“Poetin tim kam dëshirë ,ta takoj”!..

Tha e emocionuar,vajza e diasporës..!

&

Sa doja me kohën të fluturoja.

Maj gishtash të iknin akrepat e orës.

Disa çaste të bukura,ti kaloja,

me vajzën e bukur të diasporës..!

&

Duke numëruar hapat ecte dita.

Një shekull donte të ikte nata.

Këtij fundgushti dola dhe vajzën prita.

Fraksionin e ëndrrës së saj e mbajta.

&

“E dija orkide,po ishte lule jasemini”!

Nga fiziku e kimia,më la pa fjalë.

Derdhej nga lastarët,melhemi e pelini.

Ojnat e dinjiteti i avullonin,s’i bukvalë.

&

I’a lexova përmallimin,në shqisa e retinë.

Thellë brenda tyre,uritur m’tretej vështrimi!..

Ethet e gushtit,ç’më zunë mua t’ë zinë.

“Me frikën se imagjinatës i prishet frenimi”!.

&

“Do të puth,-tha-siç kam puthur vëllanë”!..

Dhe bëmë selfie me vajzën e diasporës.

Çastet magjike shumë shpejt,orët i përlanë.

Me atlete po vraponin akrepat e orës..!

&

“Dhe unë në rininë time,s’i ty kam mërguar.

Dhe u dashurova me një vajzë autoktone.

Më mundi ksenofobia e semitizmi i mallkuar.

Në moshën e rinisë e humba një gorgone”..!

&

Sa keq kur ora e ndarjes,trokiti në derë.

Zemërplasur,po e këshilloja vajzën e diasporës.

“Shiko frenat,mos ikë rrugës së jetës,pa fenerë!

Ruaji lulet e bukura,se t’i vyshk furia e borës”..!

Copyright Ardian Muça..!06/09/21.