Valbaona Kolaveri-Panjohje


PANJOHJE

Në të panjohurat e tua

Rrin ngurtë fortesë kryeneçe

Të ndryshmen ke

Me të ngjashmen time

Kulm më kulm

Ne nuk biem

Në të njohurën time

Don të duash sa për vete

Hijeshinë tënde

As brinjë më brinjë

Ne nuk jemi

Qē të jemi një e bukur

Të ngrata na kryqēzohen udhët

Pa duarlidhje dashamirëse

Dhe fjalë buzëputhjesh

Ku shikimet treten larg

Mosmirënjohëse zemrat

Humbja njeh veç dhembje

Shplakemi pa u dashtë

Se shpirtrat

Na bëjnë rreng inatesh

About Post Author