Valbona Ahmeti:Bëhu!


Bëhu!

Mos iu druaj shpirtdëlirësisë sate

mos mbaj merak

Bëhu diell pranvere pas një dimri zemërak

Bëhu shpirt i çiltërt për dashurinë e kërkuar

Bëhu përqafim për një ujvarë malli të përvëluar

Mate dashurinë e shpirtit me lartësinë e Hyjit

Bekimi yt të bëhet dritëjetë për shpresën e humbur

Po nëse mundesh trasoja edhe rrugën engjëllit

Por kurr mos prano në lëkurën tënde

të jesh objekt i tjetrit