Valbona Kolaveri-Luginë


LUGINË

Në një luginë mbretërish

ëndrrash udhëtova një natë

U ndala në një lēndinë

mbuluar me bar

rrethuar me një gardh të bukur

drunjsh të bardhë

rreshtuar dendur

tempullit tē artë

Bri saj një portë e vogël

Befas u hap

dhe hyri një hyj

veshur më rrobë të bardhē

dhe mbi kry mē vuri

një kurorë të artë

Cuditërisht

këtë ëndërr s’munda ta harroj

më kurrë

se shumë gjëra ndryshuan

zhgjëndërr pas kësaj.