DOBËSI
Marramendjet e kohëve,
pështjellojnë ditë e netë,
të çmendura,
marramendjesh fatkeqe,
që fatet vjellin udhëve,
si barqe të prishura qejfesh,
barsjesh të ngrysuna,
që veç pjellin mllef.
See author's posts