FËSHFËRIMË
Fëshfërimë
dhe shpirti tretet larg.
Fërkon sytë
të zgjojë ëndrrën e fjetur
në miklime ëndrrash.
Kllapish
të mbarsura me trisht.
Të regëtij
në avuj mëngjesesh
që zgjojnë ditën.
Të kapet
nën rrënjë që zgjaten
kredhur tokës
amëshuar DASHURI.
E me krahë praruar
tu ngjitem maleve
Shqipe e bukur.
Pa frikë
kthetrash të mbërthej
JETËN.
