Vaso Papaj:Natë pa zemër


Natë pa zemër

Natë e gjatë, e ndarë në mes,

E në mes ç’u ndjekam vetëm.

Qiell i zi në mijëra pjesë.

Si e nisëm e ku mbetëm!

Pse kjo natë qenka pa zemër!?

Pse nuk do t’më ngushëllojë!?

Zot, mos më shiko syshtrembër!

Bëj dikë që të më dojë!

Pse kjo natë pa emër qenka!?

Qiellin pse e bën të dridhet!?

Hëna, pse më gërryen brenda!?

T’ iki larg, pse nuk më shtihet!?

Përmbi re shpejtoj me mendje.

Dritën e mëngjesit pres.

Po a dal dot nga kjo gjendje,

Veç me ëndrra, ëndrra shpresë!?

Vallë, mos qe betejë e humbur!?

(S’më tërheq asgjë përpjetë.)

Ndonëse forcën çast të lumtur,

Ngushëllim e kam në jetë.