Zyba Hysa:Meritoje emrin, njeri!


MERITOJE EMRIN, NJERI!
Katastrofat natyrore,
Gjithë botën e ngrenë n’këmbë
E njëherësh e gjunjëzojnë prej dhimbjes
Së humbjes së jetëve njerëzore…
Kjo s’mjafton,
Edhe qentë ulërijnë prej frikës,
Edhe zogjtë sulmojnë qiellin,
Sikur luten për jetën tonë,
Dhe të gjitha gjallesat frymore,
Në fatkeqësi të tilla,
Duken sikur kthehen njerëzore!
Si vallë të tilla katastrofa,
Si të bijen njëherësh mijëra tërmete,
I krijon edhe njeriu me etje gjaksore,
Me mjetet më modern qëllon mbi qytete,
Shtëpi e pallate, pemë e lëndina…
I shndërrojnë skelete,
Kaq të pamëshirë,
Burra e gra të pafajshëm,
Gjer të më të pafajëshmit,
Të miturit fëmijë i vrasin pamëshirë
E ndjehen mirë!
Nuk po u besoj syve,
S’po u besoj dhe veshëve,
Logjika e pastër s’më bindë asnjë fije;
A janë po këta njerës që vrasin e presin,
Gjithcka shkatërrojnë me vetëdije,
Që n’raste fatkeqësishë natyrore,
Shndërrohen…“humanë”
Pale… edhe qajnë!?
Clirohu, NJERËZIM nga prangat barbare,
Që të mbajnë skllav të ligësive cnjerëzore,
Zgjohu prej letargjizë shtazarake,
Prej nga erdhe përmes shekujve me vello “hyjnore”!
Pa elementin hyjnor n’shpirt e zemër,
Kurrë s’e merr më të bukurin emër,
Se dhe gjallesat tjera n’fatkeqësi,
Bëhen më njerëzore,
Meritojë pra egzistencën tënde,
Jo thjesht si gjallesi,
Me plot kuptimin e fjalës,
NJERI!